Vendimi për të lënë Kristiano Ronaldon në stol gjatë miqësores së Juventusit me Team K-League mund t’i kushtojë shgtrenjtë Zonjës së Vjetër. Mungesa e portugezit në fushën e lojës nuk është pritur aspak mirë nga tifozët koreanë që tani kërcënojnë me ndërmarrjen e veprimeve ligjore.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, kontrata e nënshkruar nga organizatorët e detyronte sulmuesin, që zyrtarisht u deklarua i dëmtuar, të luante të paktën për 45 minuta në këtë ndeshje dhe tani tifozët koreanë që kishin blerë biletën për të ndjekur atë në stadium për të parë Ronaldon në veprim kanë vendosur t’i drejtohen një avokati për të ndërmarrë këto veprime ligjore
Sipas medias angleze, rimbursimi i biletave për 60 mijë të pranishmit në stadium kap shifrën e 46 milionë Paund(mbi 50 milionë Euro) duke përfshirë edhe dëmet e pësuara.
‘Për momentin na kanë marrë në telefon 2 tifozë, por presim edhe 60 mijë telefonata të tjera në vijim-tha avokati për ‘The Sun’-disa prej tyre janë fanatikë, tifozë të flaktë të Ronaldos dhe për ta ishtë nje dhimbje që nuk e panë atë në fushën e lojës. Zakonisht rimbursohet vetëm shifra e shpenzuar për të hyrë në një eveniment, por në këtë rast kalohet më tej. Klubi në fakt nëpërmjet publicitetit fals, përfitoi nga pasioni i njerëzve’
sfidanti.al