Francë-Poloni është finalja e kampionatit europian në volejboll për meshkuj, sfidë që do të zhvillohet të sot në orën 21:00 në Milano. Polonia, skuadra kampione në fuqi e kontinentit, mposhti në gjysmëfinale Slloveninë me rezultatin e pastër 3-0 (25-23, 25-23, 25-18).
Në gjysmëfinalen tjetër Franca triumfoi 3-1 (25-17, 18-25, 25-18, 25-15) përballë Finlandës. Sfida Poloni-Francë është një përsëritje e finales së Lojërave Olimpike, Paris 2024. Francezët fituan medaljen e artë, pasi mposhtën 3-0 polakët në atë ndeshje. Finlanda do të përballet me Slloveninë në finalen e vogël në orën 17:00.

