Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e motorsportit. Piloti portugez, Jorge Brandao ka humbur jetën këtë të premte gjatë etapës së pestë dhe të fundit të Rally-t të Marokut, njoftuan organizatorët e garës. Sipas komunikatës zyrtare, aksidenti ndodhi në kilometrin e 214-të, gjatë një segmenti me rërë e duna, në një pistë prej 216 kilometrash

