Është Elfyn Evans ai që merr më të mirën në përfundim të ditës së parë të Cmimit të Madh të Argjentinës në Botërorin e Rally. Edhe pse me disa probleme mekanike në makinën e tij, piloti uellsian i Ford arriti të fitojë 8 etapat të kësaj dite duke lënë pas Mads Ostberg me 52.8 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendi Thierry Neuville Kjo ditë ishte një katastrofë për pilotët e Citroën, Kris Meeke dhe Craig Breen që nuk e përfunduan garën në këtë ditë. Meeke doli jashtë piste, ndërsa Breen pati probleme me kutinë e marsheve. Probleme pati edhe finlandezi, Jari Matti Latvala pasi motori i makinës së tij ishte nxehur më shumë seç duhej. Gjithsesi Latvala arriti ta mbyllë këtë ditë të parë të garës së Argjentinës në vendin e 6.