Quhet Emma Frain dhe është një nga muzat e Premier Leagues. E fejuara e ish futbollistit skocez Michael McIndoe, Frain ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për bukurinë dhe sensualitetin e saj. Nisi karrierën si balerinë, por u detyrua ta braktisë atë për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi ajo arrriti të përfundiojë studimet e larta duke u diplomuar në edukim fizik, por që duket se nuk shërbeu shumë pasi tashmë i është dedikuar modës. Format fizike të Emma Frain nuk kanë lënë askënd indiferent dhe jo pak herë imazhi i saj është shfaqur në tabloide të ndryshme edhe në kopertinat e revistave më prestigjioze dedikuar gjinisë mashkullore në Angli. Prej vitesh Emma Frain është e lidhur me McIndoe, mesfushorin skocez që është tërhequr nga futbolli për të hyrë në botën e biznesit , por që dështoi totalisht për shkak edhe të një skandali. Mësohet se McIndoe u kërkoi disa prej ish shokëve të tij të skuadrës që të investonin në biznesin e tij duke u premtuar se do t’u jepte 20% të fitimeve, por mesa duket e gjithë kjo histori ishte një mashtrim, pasi skocezi me paratë e tyre shkoi në Marbella për t’u përfshirë në festa të cmendura me alkool dhe vajza të bukura.
—