Rally ne Argjentine; Neuville fiton pas gabimit te Evans

Thierry Neuville përfiton nga gabimi  i Evans dhe triumfon në Çmimin e Madh të Argjentinës, ndalesa e 4-t e Botërorit të Rally. Piloti britanik, që kryesoi në dy ditët e para u bë protagonist i një incidenti në një urë gjatë garës, duke humbur shumë kohë kundrejt Neuville diferenca kohore me të cilin ishte shumë e vogël. Në fund belgu arriti të fitojë ndaj Evans që u rendit në vendin e dytë me 0.7 sekonda më shumë, ndërkohë që vendi i tretë i takoi Ott Tanak me 30 sekonda më shumë se Neuville. Sebastian Ogier nuk shkoi më shumë se vendi i katërt, por ai vazhdon të kryesojë renditjen  e përgjithshme të Botërorit me 102 pikë të grumbulluara pas 4 garave të para. Në vendin e dytë gjendet Latvala me 86 pikë e pas finlandezit është Neuville me 84 pikë.

sfidanti.al