Nga Rally Dakar, në WRC, Lëb rikthehet, por me Hyundai

Në 24-27 janar do të nisë botërori i Rally me Cmimin e Madh të Montekarlos dhe i pranishëm do të jetë edhe Sebastian Lëb me francezin që nuk do të marrë pjesë në të gjitha garat e këtij kampionati,por vetëm në 6 prej tyre. Por ndryshe nga sa ka ndodhur në 20 vitet e fundit kur ka garuar me Citroen, këtë vit do të garojë me Hyundain me të cilën bëri edhe disa teste. Në një intervistë për AFP, Lëb foli se si ndihet ai me skuadrën e tij të re.

‘Bëhet gjithnjë fjalë për Botërorin e Rally, mënyra e pilotimit është e njëjtë-tha Lëb-i njëjti model makine por me një balancë pak ndryshe. Mund të pilotoj me shpejtësi, por nuk do të jetë aspak e lehtë, unë do të përpiqem të kap ritmin. Kemi qenë shumë të impenjuar këto ditë, por te skuadra Hyundai nuk është aq keq. Ka shumë njerëz që flasin frëngjisht dhe kjo i lehtëson gjërat. makina është e lehtë, e balancuar mirë dhe unë ndihem shumë mirë në të’

sfidanti.al