Dani Alvesh tremb Brazilin; demtohet ne gju, rrezikon Boterorin

Dani Alvesh tremb perfaqesuesen braziliane. Mbrojtesi i Paris Sen Zhermen pesoi nje demtim ne gjurin e djathte ne finalen e Kupes se Frances ndaj Les Herbieres duke u detyruar te lere para kohe fushen e lojes. Gjithçka ndodhi ne minuten e 79 te ndeshjes teksa Dani Alvesh po ushtronte presion ndaj kundershtarit te tij.

Stafi mjekesor i perfaqesueses braziliane kontaktoi menjehere me ate te Paris Sen Zhermen dhe pershtypjet e para nuk jane pozitive pasi ekziston frika e demtimit te ligamenteve. Nese vertetohet kjo atehere Dani Alvesh do t’i thote lamtumire Boterorit te Rusise.

Nderkaq braziliani 35 vjeçar ka vendosur nje rekord me finalen e se martes pasi e çoi ne 40 numrin e trofeve te fituar ne karriere per t’i bere futbollisti qe ka fituar me shume duke lene pas Keni Delglish me 39 trofe.

Sfidanti.al