Serena Uilliams nuk do te jete ne turneun e Romes qe do te nise ne 12 maj. Tenistja amerikane qe ka zbritur ne vendin e 454 te renditjes boterore per shkak te lindjes se vajzes se saj, nepermjet nje komunikate per WTA ka bere te ditur se po punon shume qe te jete 100% gati per turnete e ardhshem. Vendin e Serena Uilliams ne Turneun e Romes do ta marre amerikania Kethrin Herris.
Gjate ketij viti Serena Uilliams ka luajtur ne Indian Wells ku u eliminua ne raundin e trete nga motra e saj Venus dhe ne Miami ku u eliminua qe ne raundin e pare. Ditet e kaluara amerikania beri te ditur terheqjen nga Turneu i Madridit, nderkohe qe ne dyshim eshte edhe per Turneun Grand Slam, Roland Garros.
Sfidanti.al