Thomas Müller është ‘fajtori’ që dështoi transferimi i Coutinhos te Barcelona. Të paktën kjo është ajo që theksohet te e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës, futbollisti i Bayernit të Mynihut ishte elementi kyc i negociatave të Liverpoolit në cështjen Coutinho. Gjithnjë sipas ‘Bild’, drejtuesit e ‘The Reds’ ishin gati të lejonin kalimin e brazilianit në Camp Nou për më shumë se 100 milionë Euro, por kjo cështje do të mbyllej vetem pasi anglezët të siguronin shërbimin e Müller. Këtu doli edhe problemi, Bayerni e refuzoi shitjen e futbollistit duke bërë që Liverpooli të kthejë mbrapsht të gjitha ofertat e Barcelonës për Coutihnon edhe pse katalanasit tentuan deri në fund për të blerë kartonin e futbollistit që e dëshiroi me forcë veshjen e fanelës blaugrana.
sfidanti.al