Formacioni ideal i 2017; dominon kampionatin spanjoll

Kampionati spanjoll dominon në listën e 55 futbollistëve kandidatë për të qenë në formacionin ideal të vitit 2017 e përcaktuar nga federata ndërkombëtare e Futbollistëve profesionistë. Padyshim që gjurmën më të madhe në këtë aspekt e ka lënë reali i Madridit me 12 përfaqësues mes të cilëve përmendim Cristiano Ronaldo, Gareth bale, Karim Benzema, Marcelo apo Isco. Nuk është shumë larg Barcelona që ka 8 futbollistë mes këtyre prej 55 kandidaturash ku ndër të tjerët mund të përmendim emrat e Messit, Iniestës, Pique, Jordi Albës apo Luis Suarez. Atletico Madrid përfaqësohet nga 3 futbiollistë në këtë aspekt; Oblak, Godin e Griezmann. Nuk mund të mungonin në garën për një vend në formacionin e vitit as  emra të tillë si De Gea, Buffon, Hazard, Dybala, Neymar, Levandoski apo Harry Kane.

sfidanti.al