Gjithmonë kaq një herë të parë, por ka edhe raste kur hera e dytë vjen shumë shpejt. Kështu ngjau me Armando Brojën, ndërsa sulmuesi 20-vjeçar përsëriti veten pas një jave me rrjetën tjetër në Premier Ligën angleze. Pasi i dha fitoren Sauthemptonit disa ditë më parë, realizoi një herë tjetër dhe bëri shenjën e shqiponjës menjëherë më pas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi në 50’ duke kompletuar përmbysjen e rezultatit, ndonëse Sauthemptoni nuk qe e thënë t’i gëzohej fitores së dytë radhazi në kampionat. Për këtë mendoi ylli i Bërnlit, Maksuell Kornet që shënoi të dy golat për miqtë në stadiumin e “Shën Mërisë”.
Sfidanti.al