“Shtatëshja e mrekullueshme” e Çelsit në Premier Ligë

Ja çdo të thotë kur një ekip luan i bashkuar dhe ka një trajner për të qenë! Çelsi i Londrës, edhe pse pa dy sulmuesit kryesorë të dëmtuar si Lukaku e Verner, ia doli të fitonte 7-0 ndaj Noruiçit në ndeshjen e Premier Ligës zhvilluar në “Stemford Brixh”. Futbollisti i kombëtares së Anglisë, Mejzën Maunt, ishte autor i 3 golave, ndërsa Blutë nuk deshën t’ia dinin as për mungesat dhe as për kundërshtarët në një paraqitje të vërtetë force. Noruiçi mbeti me 10 lojtarë në 65’, por deri në atë kohë vendasit kishin shënuar 5 herë, pra gjithçka kishte përfunduar. Golat e tjerë u realizuan nga Hadson Odoi, Risi Xhejms, Ben Çilluell dhe autogol i Aronsit. Çelsi ka 22 pikë në krye të renditjes dhe aty do të jetë deri javën tjetër pavarësisht nga ndeshja e Liverpulit në “Old Traford”.

Sfidanti.al