Brazili zyrtarizon Karlo Ançelotin, në stol nga qershori 2024

Ishte folur shumë, ndërsa tani vjen zyrtarizimi. Ky do të jetë sezoni i fundit me Real Madrid dhe nga qershori i vitit të ardhshëm Karlo Ançeloti do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Konfirmimi vjhen nga vetë presidenti i federatës braziliane, Ednaldo Rodrigez.  Ançeloti do të drejtojë pesë herë kampionët e botës në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në verën e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri atëherë, “Selesao” do t’I besohet trajnerit të përkohshëm Fernando Diniz. Tekniku italian do të bëhet kështu, i dyti i huaj në pankinën e Brazilit në më shumë se 60 vjet. i fundit ka qenë argjentinasi Filpo Nunez, që drejtoi përfaqësuesen braziliane në vetëm një ndeshje në vitin 1965.

Në moshën 64 vjeçare, Ançeloti i jep fund karrierës spektakolare me klubet. Ai fitoi dy herë Champions League me Milan dhe Real Madrid, si dhe ka fituar titujt kampion me këto ekipe, përveçëse në Angli me Çelsin, në Gjermani me Bajernin e Mynihut dhe në Francë me Paris Sent Zhërmen. Në këtë mënyrë ai është trajneri i vetëm që ia ka dalë të triumfojë në pesë Ligat më të mëdha të Europës.  Duke nisur nga viti i ardhshëm, Ançeloti do të provojë të arrijë të njëjtin sukses për herë të parë me një kombëtare. Pasi ka dominuar futbollin Botëror, “Selesao” nuk fiton Kupën e Botës që nga viti 2002.

Sfidanti.al