Rozher Federer shfaqen në Uimbëlldon për herë të parë pas tërheqjes

Legjenda e tenisit ishte më në fund në tribunën e Fushës Qendrore në Grand Slemin londinez, duke u pritur me ngrohtësi dhe brohoritje të madhe nga një publik që e ka pasur idhull. Rozher Federer vuri këmbën në Uimbëlldon për herë të parë që kur shpalli tërheqjen nga sporti, ndërsa u pa në shoqëri të Princeshës së Uellsit, Ketit, dhe të gruas së tij. Me gjasë, Federeri do të shohë sesi Novak Gjokoviç do të provojë të barazojë rekordin e tij me 8 fitore në Uimbëlldon.

Sfidanti.al