Interi i Majemit duket si Barça e “tiki takës”, mos vallë vjen dhe Iniesta?!

Më parë mori Lionel Mesin, dhe më pas atij iu bashkua edhe Sergio Buskets. Në radhë ishte Zhordi Alba, ndërsa dy veteranët e kapitenët u larguan në qershor nga Barcelona. Interi i Majemit po krijon një koloni “blaugrana” në ekipin e tij dhe ja ku del edhe emri i Andres Iniestës. Flitet për 4 futbollistë katalanas të niveleve më të larta dhe që kanë fituar shumë së bashku. Për momentin, nuk duket se do të vijnë legjenda si Valdez, Pedro, Pike (që i dha fund me futbollin), ndërsa Ksavi Hernandez është trajner në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al