Mbape: Nuk largohem falas nga Paris SG!

Kilian Mbape nuk do të largohet falas nga Paris Sen Zhermeni. Kështu bëjnë me dijë mediat franceze që theksojnë se sulmuesi e ka garantuar klubin se nuk do të ikë me parametër zero. E përditshmja “L’Ekip” pohon se superylli 24-vjeçar e ka siguruar PSG-në se do të fitojë një shumë të konsiderueshme nga transferimi i tij. Më herët, Mbape kishte hedhur poshtë rinovimin e kontratës deri në 2025, kontratë që përfundon vitin e ardhshëm. Besohet se Reali i Madridit mbetet tepër i interesuar për shërbimet e nënkampionit të botës, ndërsa Paris Sen Zhermeni kërkon të paktën 200 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al