Primozh Gliha, një emër “i vjetër” si trajneri i ri i Kosovës!

Një teknik i ri, por një emër i vjetër. Ekipi përfaqësues i Kosovës do të ketë trajner nga Sllovenia që tani e tutje, dhe bëhet fjalë për Primozh Glihën. Gliha nuk është i panjohur për publikun kosovar pasi ka qenë ndihmës i ish-trajnerit Bernar Shaland, e madje pati rast ta drejtojë skuadrën pas largimit të zviceranit. Slloveni ishte në stol si trajner i përkohshëm në sfidat ndaj Jordanisë e Greqisë. Ai do të ketë si pjesë të stafit, Afrim Tovërlanin, Arbnor Morinën, Ahmet Beselicën dhe Tomas Riçardsin. Kjo do të thotë si ai do të ndihmohet nga trajnerët e ekipeve përfaqësuese të moshave.

Më parë, slloveni 55-vjeçar ka qenë trajner i ekipeve kombëtare të Sllovenisë U19 e U21, si dhe ka drejtuar Olimpijan e Ljubljanës, Dravën e Ptujit, Goricën, Murën e Koperin, gjithnjë në vendin e tij. Gliha pason legjendën e kombëtares së Francës, Alen Zhires, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Bjellorusisë pikërisht në Euro 2024. Kosova ka tri pikë në eliminatoret e Europianit, me tre barazime dhe me disfatën e fundit ndaj Bjellorusisë.

Sfidanti.al