Si do të luajë Interi? Fratezi plotëson mesfushën me Barelën e Çalhanoglunë!

Shqiptarët do të kishin dashur që të ishte përmendur më shumë emri i Kristjan Asllanit, por futbollisti kuqezi duket se ka kohën përpara. Për momentin, tek Interi po flitet për Davide Fratezin, që vjen pas largimit të Marcelo Brozoviçit, e që bëhet përforcimi i tretë zikaltër pas Turamit dhe Bisekut. Një sulmues, një mbrojtës dhe një mesfushor në të majtë. Mediat italiane shkruajnë se trajneri Inzagi do të vazhdojë të luajë me skemën 3-5-2, dhe se Fratezi do të plotësojë “bërthamën” e mesfushës me Barelën e Çalhanoglunë. Në sulm pritet të mbahet Lukaku e mund të thuhet se Interi do t’i ketë arritur objektivat e veta të verës.

Sfidanti.al