Arsenali apo Dortmundi? Broja do të ishte në duar të sigurta!

Padyshim që Sauthemptoni do të jetë gjithnjë në zemrën e tij, si ekipi që i hapi derën dhe e bëri burrë. Nuk dihet nëse Armando Broja do të vendosë që të qendrojë edhe një sezon tjetër në “Sent Meri” (gjithnjë nëse Çelsi do të pranonte të shiste kartonin apo të zgjaste huazimin), apo do të provonte një përvojë tjetër. Përtej faktit sesa mund të kushtojë kartoni i tij, 25, 40 apo 70 milionë euro, gjëja kryesore për sulmuesin shqiptar është se ku ai do të kishte më shumë mundësi dhe lehtësi për të luajtur. Për fat, dy kandidatët që po theksohen fort tashmë, Arsenali e Dortmundi, janë specialistë për të “kullandrisur” talentet e rinj, siç është edhe shqiptari 20-vjeçar. Mikel Arteta në “Emirejts” e pëlqen shumë, ndërsa Marko Roze në “Signal Iduna Park” kërkon të zëvendësojë Halandin dhe i duhet një lojtar i ri në moshë. Kudo që të shkojë, sulmuesi kuqezi do të ishte si në shtëpinë e tij, pra do të arrinte të përfitonte e të jepte maksimumin.

Sfidanti.al