Armando Broja nënshkruan kontratën me Çelsin deri në 2026!

Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me Erling Halandin, por Blutë e Londrës e kanë një “margaritar” në shtëpi. Klubi anglez i dha Armando Brojës një kontratë të re me vlerë deri në 2026, duke vlerësuar lart aq që shqiptari bëri sezonin e kaluar në Holandë me Viteshen e Arnhemit. Trajneri Tomas Tuhel, edhe pse ka një skuadër kampione të Europës në fuqi, dëshiron ta përforcojë dhe beson se Broja është një investim i shkëlqyer dhe i sigurt, edhe për një skuadër kaq të madhe. Broja ishte sezonin e kaluar në Superligën e Holandës me Viteshen duke shënuar 11 gola në 34 ndeshje e duke dhënë disa asistë.

Sfidanti.al