Nagelsmani e nis me humbje, por nuk është ky Bajerni i vërtetë!

Kur ke 13 lojtarët më të mirë jashtë ekipit, edhe gjigandi bavarez e ndjen. Julian Nagelsmani nuk bëri nisjen e duhur si trajner i Bajernit duke humbur 2-3 ndeshjen miqësore me Këlnin, por gjithsesi, mungesat ishin jashtëzakonisht të mëdha. Plot 13 vetë nuk u përgjigjën në apel, përfshi Nojerin, Goreckën, Kimihun, Zylen, Levandovskin, Tomas Mylerin, Komanin, Lykas Fernandesin apo Pavarin. Këta do të mungojnë deri në fund të korrikut, ndërsa Çupo Moting ishte kapiten ndonëse është stërvitur vetëm një javë. “Testi  i parë është gjithnjë interesant, – tha Nagelsmani, – duke llogaritur kushtet në të cilat jemi, ishte i mirë. Besoj se do të jemi gati në momentin e duhur”. Për Këlnin, më i miri ishte Mark Uth, i kthyer nga Shalke, që shënoi dy gola.

Sfidanti.al