Nga zjarrvënës makinash në trajner të kombëtares së regbisë së Afrikës së Jugut!

Është e vështirë sot që të flasës për sport në vendin e madh jugor të kontinentit afrikan. Me rreth 60 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 1.2 milionë kilometrash katrorë, Afrika e Jugut po jeton epokën e turbullt të radhës, ndërsa pas mposhtjes së apartejdit nuk është arritur ende mposhtja e varfërisë, e pabarazisë dhe zhvillimi sa më i njëtrajtshëm ekonomik. Gjithsesi, kombëtarja afrikanojugore e regbisë është lajm sepse do të marrë pjesë në pas dy vjetësh në Kupën e Botës, ndërsa për herë të parë ka një trajner zezak. Ky është Piter De Viliers, dhe po ashtu ekipi për herë të parë ka një kapiten zezak, Sija Kolisin.

“Kur shoh sot njerëz që djegin, shkatërrojnë e vjedhin, kuptoj se ata nuk kanë gjë për të humbur, – thotë De Viliersi, – unë nuk mund t’i bëj ato gjëra sepse kam shumë për të humbur, por ata do të jetonin më mirë në burg”. Trajneri kujton fëmijërinë e tij në vitet 70-të, gjatë apartejtid. “Unë kam djegur makina, kam gjuajtur me gurë, kam bërë veprime të dhunshme sepse vetëm kështu mund të mbijetoja, – thotë ai, – gjatë apartejtid vetëm ashtu ne mund t’u tregonim të bardhëve se edhe ne jemi njerëz. Gjithsesi, pas apartejtidit nuk morëm rrugë të drejtë. Më mirë që Nelson Mandela sot nuk është gjallë për të parë se çfarë ndodh. Ai nuk luftoi për këtë”.

Sfidanti.al