Argjentina kërkon të kënaqë Mesin me një stadium të famshëm

Superylli do të rikthehet në kombëtare, dhe gjithkush jepte fazën finale të Kupës së Kombeve të Amerikës së Jugut, si kohën e duhur. Gjithsesi, Lionel Mesi nuk duket se do të presë datën 14 qershor për të veshur sërish fanelën e Argjentinës, por mund ta bëjë këtë që në mars. Gazeta “Marka” shkruan se Federata Argjentinase po mendon që miqësoren ndaj Venezuelës, në 22 mars, ta luajë në një stadium të famshëm të Europës. Bisedimet janë për “Kamp Noun” e Barcelonës, pra ku Mesi do të ishte në shtëpi të tij, ose në “Uanda Metropolitano” apo “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Nuk dihet nëse plani do të realizohet, dhe sidomos nëse do të realizohet për në Madrid, por lajmi i mirë për tifozët argjentinas është që lojtari më i mirë i botës konfirmon se nuk ia mbyll derën kombëtares, tashmë të drejtuar nga trajneri Lionel Skaloni. Ndeshja e fundit e Mesit për ekipin përfaqësues ishte në 30 qershor, në turin  dytë të Kupës së Botës në Rusi, humbur 3-4 ndaj Francës që u shpall kampione e rruzullit.

Sfidanti.al