Arbitri meksikan ka kujtime për Maradonën nga finalja e Botërorit 1990!

Ai u akuzua për një penallti të dyshimtë dhënë në favor të Gjermanisë Perëndimore në duelin fundor të Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Gjithsesi, arbitri meksikan Kodesal hidhet në kundërsulm, ndërsa sot thotë se mund ta kishte nxjerrë me karton të kuq Maradonën që pa nisur ndeshja. Ai kujton se superylli argjentinas po acaronte stadiumin, ndërsa ekipet po bënin nxemje. “Shkova për t’i thënë që të qetësohej sepse ne do të dilnim në fushë për të luajtur, por ai, lojtari më i mirë në botë, nuk kuptonte, – u shpreh arbitri, – nëse do ta kisha zbatuar me përpikmëri rregulloren, do ta kisha përjashtuar që para ndeshjes. Pastaj, pasi përjashtova Monzonin, erdhi e më bërtiti duke më thënë se ai e dinte se kjo ishte një vjedhje e urdhëruar nga FIFA. Edhe në atë rast mund ta kisha përjashtuar”.

Kodesali vlerëson se Maradona ishte i jashtëzakonshëm si futbollist, por si njeri e quan një nga më të këqinjtë që ka njohur. “Si lojtar ka gjithë admirimin tim sepse nga ai pashë gjëra të pabesueshme, – thekson ai, – kujtoj para ndeshjes Argjentinë-BRSS se skuadra argjentinase nuk po dilte në fushë dhe i thashë (trajnerit) Bilardos që të nxitonin sepse do të gjobiteshin. Po prisnin Maradonën që kishte gjurin të dëmtuar e të frytë si top, dhe u desh t’ia lidhnin shumë trashë. Gjithsesi, kur doli në fushë ishte më i miri. Si lojtar një yll, si njeri i përbuzshëm”.

Sfidanti.al