Anglia nis stërvitjen dhe hedh një sy nga Bundesliga gjermane!

Nesër, skuadra e parë ishullore do të zbresë në fushë, e kjo do të jetë e Arsenalit. Londinzët e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta, do të nisin seancat, edhe pse kushte të forta sigurie, në përpjekje për të qenë në formën e duhur kur Premier Liga të rifillojë, ndoshta në nisje të muajit qershor. Një lajm i mirë ky, sidomos për Liverpulin, që kërkon titullin e parë kampion në Angli që nga viti 1990. Thënë kjo, skuadrat angleze do të kenë një sy të hedhur nga Gjermania ku Bundesliga pritet të fillojë përpara Premierit, dhe nga kampionati gjerman do të nxirren mësimet e duhura lidhur me aktivitetin në kohë koronavirusi. Debati ka qenë tepër i madh në ishull lidhur me rolin e futbollit, por më shumë është theksuar që lojtarët duhet të ndihmojnë bashkësitë ku jetojnë, përderisa ata janë njerëz me shumë fat, siç ua bëri të qartë ish-trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo.

Sfidanti.al