Tenis, Australian Open, hipotezë për pezullimin deri në 2022

Australian Open po përgatitet për skenarin më të keq. Turneu i Melbourne që është i pari event Grand Slam I vitit që do të rikthehet pas pandemisë coronavirus rrezikon që të mos zhvillohet deri në vitin 2022. Ai që i hodhi hijet e dyshimit mbi të ardhmen e këtij evenimenti të rëndësishëm ishte vetë Drejtori i Australian open, Craig Tiley.

Ky i fundit përmendi të gjitha rrugët që mund të ndiqen për shkak të coronavirusit, ndërkohë që me kalimin e javëve optimizmi duket se po humbet forcë

‘Të qenit i pari eveniment që rifillojmë është skenari më i mirë dhe që e urojmë të gjithë-tha Tiley për të përditshmen australiane ‘The Age’-një skenar tjetër është të rifillojmë pa publik, ndërkohë që ekziston opsioni për t’u zhvilluar në një moment tjetër. Skenari i fundit është edhe më i keqi; të mos ketë Australian Open deri në vitin 2022. Duhet të përgatitemi për gjithcka’.

Sfidanti.al