Çfarë po kurdis Jurgen Klop? Përse e takove babin e Mbapesë?!

Është tepër i lumtur me skuadrën që ka, por kërkon edhe më shumë. Jurgen Klop është një trajner me ambicie pa kufi, dhe pas sukseseve që ka arritur deri tani në stolin e Liverpulit, po përgatitet që të forcojë ekipin edhe më shumë. Mediat britanike njoftojnë se tekniku gjerman është takuar me babanë e yllit të Paris Sen Zhermenit, Kilian Mbape, duke u interesuar për të ardhmen e sulmuesit.

Mbape, 21 vjeç, vlerësohet si talenti më i madh i së ardhmes në futbollin botëror, dhe prej kohësh kërkohet nga Reali i Madridit. Prej 3 vjetësh, ai po shkëlqen në Ligën franceze, duke shënuar gola të shumtë, pavarësisht moshës së re, ndërsa është shpallur edhe kampion i botës me kombëtaren e Francës . Sulmuesi ka kontratë në Paris deri në vitin 2022, dhe nuk dihet nëse do ta rinovojë atë, duke nënkuptuar se dëshiron të largohet.

Reali i Madridit është favorit për të, por Jurgen Klopi duket se nuk do të heqë dorë lehtë prej tij. Vështirësia më e madhe do të jetë financiare, pasi për kartonin e tij duhet të paguhen të paktën 250 milionë euro, diçka e vështirë në krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Liverpuli, gjithsesi, është një ekip i madh ku Mbapeja mund të fitonte trofe. Skuadra angleze triumfoi vjet në Champions, ndërsa kryeson me diferencë të madhe Premier Ligën angleze, duke qenë favorit për të fituar titullin e parë kampion pas 30 vjetësh.

Sfidanti.al