Antonio Konte: Votoj Mançinin, askush nuk është skuadër si Italia!

Trajneri i mëparshëm Interit vlerëson se Kampionati Europian po tregon sesa e vështirë ka qenë puna për shkak të pandemisë. “Shumë gola të pësuar janë shenjë se nuk është punuar siç duhet taktikisht sepse trajnerët nuk kanë pasur mundësi për ta bërë, – thotë Konte, – shoh se shumë skuadra janë më shumë seleksione lojtarësh sesa ekipe të vërteta, por është dikush që ia ka dalë të krijojë një skuadër, një grup të bashkuar, të ekuilibruar në sulm e në mbrojtje, një kolektiv të ri, ambicioz dhe të bashkuar. Po flas për trajnerin tonë, Mançinin”. Konte gjykon se Italia mund të luftojë si e barabartë me Belgjikën, se ndaj Austrisë u arrit një fitore e vështirë, por që ishte më e vlefshme sesa një fitore e lehtë.

Sfidanti.al