Biletat në Euro 2020 deri në 1000 euro, tifozët sulmojnë UEFA-n

“Të mos mendojnë se po shpëtojnë botën”. Ky ishte një koment i tifozëve, ndërsa u morën vesh çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale dhe për finalen e Euro 2020 që do të luhen në stadiumin “Uembli” të Londrës. Siç raportojnë mediat britanike, biletat arrijnë deri në 800 paundë stërlina (që thotë thotë rreth 920 euro) dhe një pjesë e qytetarëve kanë deklaruar se nuk kanë mundësi të shpenzojnë shuma të tilla për të parë një ndeshje futbolli. Do të ketë sakrifika, por edhe tërheqje. “Çmimet e biletave e përshkruajnë shumë mirë se çfarë është futbolli modern, – tha një tifoz, – imagjinoni, bileta më e lirë është 167 paundë stërlina (192 euro)”.

Sfidanti.al