Leklerk dëgjoje mjeshtrin Ros Braun: Nuk duhet të hutohet kur punon në grup!

Ish-shefi i inxhinierëve të Ferrarit ka një këshillë për pilotin e ri të “Kokëkuqes”. Në moshën 23-vjeçare, Sharl Leklerk, djaloshi nga Montekarlo është i shpejtë dhe i guximshëm, por bën edhe gabime. Kështu i ndodhi në nisje të Çmimit të Madh të Austrisë kur u godit me Pjer Gaslinë, ndërsa duket se ende nuk e ka fituar pjekurinë e duhur. Ros Braun, njeriu që punoi me Mikael Shumaherin dhe me Zhan Totin (Todt), ka një këshillë për Leklerkun. “Nëse nuk do të kishte bërë gabimin në fillim, do të kishte qenë piloti më i mirë i ditës, – tha anglezi, – gjatë garës ishte i jashtëzakonshëm, duke rikuperuar që nga fundi. Sharli nuk duhet të hutohet kur punon në grup, duhet të përshtatet me një punë të tillë”.

Sfidanti.al