Mesfushori 18-vjeçari ka qenë zbulim i sezonit të fundit në “Kamp Nou” dhe në kombëtaren e Spanjës, por jo gjithmonë kjo gjë i shkon për mbarë klubit që e ka. Pedri, lojtari i Barcelonës, është përzgjedhur nga Federata Spanjolle e Futbollit për të përfaqësuar vendin në Lojrat Olimpike në Tokio këtë verë. Pedri është pjesë e kombëtares në Europian dhe Spanja është kualifikuar për në çerekfinale deri tani, ndërsa Lojrat Olimpike janë në program nga 23 korriku deri në 8 gusht. Kjo do të thoët se Pedri nuk do të mundet të bëjë pushim siç duhet dhe do të humbasë fazën përgatitore me Barcelonën për shkak se sezoni në La Liga nis një javë pas mbylljes së Olimpiadës. Katalanasit janë ankuar në Federatë dhe shpresojnë që për Pedrin të bëhet një përjashtim.
Sfidanti.al