Angli-Itali, nga do të anojë “peshorja” në finalen e Europianit?!

Në ishull e dinë se të kaltrit janë një kundërshtar “tersi”. Për herë të fundit, Anglia fitoi ndaj Italisë në një ndeshje zyrtare në 1977 në eleminatoret e Kupës së Botës, në të cilën shkuan italianët jo shpikësit e futbollit. Kanë kaluar 44 vjet, gati një shekull, por a mundet që ky mallkim të tejkalohet? Italia fitoi në Botërorin 1990 në ndeshjen për vendin e tretë, 2-1, dhe po ashtu fitoi 2-1 në grup në Kupën e Botës në 2014, edhe pse të dyja skuadrat u eleminuan. Po ashtu, Sauthgejti dhe djemtë e tij duhet të dinë se Italia e Mançinit ka 33 ndeshje pa humbje.

Të gjitha këto janë në krahun italian në “peshoren” e finales së Europianit në “Uembli”, por gjithsesi fakti që luhet në Londër është një plus për anglezët. Po ashtu, përtej dyshes së fortë në qendër të mbrojtjes Xhorxho Kielini-Leonardo Bonuçi, Italia e Mançinit nuk u tregua aq e fortë ndaj Spanjës. Vërtet u kualifikua pas gjuajtjes së penalltive, por u dominua plotësisht në lojë, dhe lejnoi 16 gjuajtje të kundërshtarit drejt portës. Anglia ka sulmues të shpejtë, dhe po ashtu lojtarë krahu tepër të shpejtë dhe me fantazi. Ka edhe qendërmbrojtës shtatlartë për goditjet standarde dhe pyetja është se nga do të anojë “peshorja” në finale?

Sfidanti.al