Është britanik, dhe një çiklist shumë i ndryshëm nga legjenda belge. Mark Kavendish cilësohet si më i madhi specialist i “rrugës”, pra i garave të sprintit, të atyre të shpejtësisë në rrugë të sheshtë, në pista të mbyllua apo në gara me stafetë. Ai arriti një rekord të madh në Turin e Francës duke barazuar numrin e fitoreve të Edi Merksit, ndërsa të dy tani janë me nga 34 suksese. Në moshën 36-vjeçare ai ia doli dhe besohet se do ta ketë i vetëm rekordin pasi mund të fitojë edhe etapa të tjera në garën e madhe franceze. Ai fitoi “fluturimin” në Karkasona, ndërsa e ka nisur këtë karrierë në Francë në 2008. Natyrisht, Merksi është diçka tjetër dhe vlerësohet si çiklisti më i madh i të gjitha kohëve, ndërsa ka marrë nofkën “Kanibali”. Ai ka fituar 5 Ture të Francës, 5 Xhiro të Italisë, 1 Vueltë të Spanjës, 3 Kampionate Botërore, të 5 klasiket e quajtura Monumentet, dhe çdo garë klasike një ditore me përjashtim të Paris-Rube.
Sfidanti.al