Çmenduri në Poloni për Podolskin, mijëra tifozë në prezantim

Është me origjinë polake, por ka luajtur gjithnjë për Gjermaninë, me të cilën është aktivizuar 130 ndeshje. Lukas Podolski në moshën 36-vjeçare vendosi të shijonte futbollin në vendin e tij të prejardhjes dhe firmosi kontratë 1-vjeçare me Gornikun e Zabrzes. Prezantimi në stadium ishte i jashtëzakonshëm dhe me mijëra tifozë kishin mbushur tribunat. Ata shpresojnë që Podolski t’i ndihmojë që të ndryshojë fati i skuadrës, që dikur ka qenë dominuese në Poloni dhe që ka 14 tituj kampion e 6 kupa, përveçse finaliste e Kupave të Kupave të Europës në 1970, por me titullin e fundit të fituar në 1988. Podolski premton se do të bëjë çmos për t’ia dalë.

Sfidanti.al