Agjenti i Bufonit konfirmon kthimin e tij te Juventusi

Agjenti i Xhixhi Bufonit, Silvano Martina, konfirmoi lajmet se portieri legjendarka shumë mundësi që të kthehet te Juventusi. Para vetëm dy ditësh, media publikoi lajmin sensacional se portieri italian 41-vjeçar do të kthehet përsëri në Torino.

“Skaj Italia” vë në dukje se, në fakt, Bufoni nuk do të jetë portiëri i parë, por rezervë e polakut Vojçeh Shçesni, ndërkohë që Perini që tani është rezervë e parë, do të largohet nga Juvja.“Po, është e vërtetë, por megjithatë momentalisht kjo është vetëmnjë ide”, deklaroi agjenti i Bufonit.

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, sikurse thuhet, i ka ofruar Bufonit një kontratë njëvjeçare dhe katër milionë euro për sezonin e ardhshëm. Plani i Juventusit është që mbas një viti t’i ofrojë Bufonit vendin e drejtorit sportiv të klubit torinez, ku Bufoni ka luajtur 17 sezone, duke zhvilluar 656 ndeshje në të gjithë konkurrimet dhe është legjendë e gjallë e Juventusit.

Sfidanti.al