Mançester Junajtidi do të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin 28-vjeçar të Seviljes, Visam Ben Jeder, pasi ky futbollist francez zhvilloi një sezon mjaft të mirë në La Ligën spanjolle, duke shënuar madje 30 gola dhe duke realizuar 11 asistenca goli në 54 ndeshjet që ai ka zhvilluar me klubin e mësipërm spanjoll.
“ABC Sevilja” shkruan se klubi anglez i “Old Traffordit” është gati ta paguajë klauzolën e shitjes prej 40 milionë eurosh së Ben Jederit, kështu që ky i fundit do të mund të jetë pasardhës i denjë i sulmuesit belg Romelu Lukaku, për të cilin thuhet se ndodhet te dera e daljes së “Old Traffordit” me destinacion Interin.
Tifozët e Junajtidit duhet ta mbajnë mend mirë Ben Jederin që shënoi dy gola brenda vetëm katër minutash, duke i eliminuar “djajtë e kuq” nga Liga e Kampioneve më 2018.
Sfidanti.al