Mosha e tij është 21 vjeç, dhe cilësitë e tij janë të larta. Quhet Aron Uan-Bisaka, ka origjinë afrikane nga Kongo, por ka zgjedhur të luajë për Anglinë, dhe normalisht në Premier Ligë. Për kartonin e këtij djaloshi ende të ri, Mançester Junajtid ka rënë dakord të paguajë plot 60 milionë paundë stërlina (rreth 67-68
“Hajdutëri” e Dortmundit, merr edhe talentin e dytë nga Barça
Ia doli përsëri “nën hundën” e Bajernit. Borusia e Dortmundit mund të humbasë titullin në fushë ndaj gjigandit bavarez, por kur vjen puna për të “nuhatur” dhe “rrëmbyer” talente, ajo është kampione e vërtetë e Gjermanisë dhe ndoshta e Europës. Pas 18-vjeçarit Sergio Gomez, klubi gjerman mori edhe një tjetër talent të akademisë së Barcelonës,
“Fëmijë mrekulli” tjetër i Ajaksit: 17 vjeç, 32 gola në 35 ndeshje!
Ajaksi me performancat e tij gjatë këtij sezoni e entuziazmoi të gjithë botën futbollistike. Ky klub holandez fitoi titullin kampion të Holandës, mbasi kishte fituar edhe Kupën e këtij vendi, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve kaloi mbi “trupat” e Realit të Madridit dhe Juventusit në fazat nokaut të kësaj Lige, duke arritur deri në
Valverden e përkund fati: Mos duhet të kërkoj falje se kam Mesin në ekip?
Barcelona e eliminoi pa asnjë problem Mançester Junajtidin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke e mundur atë në “Kamp Nou” me rezultatin e thellë 3-0. Sigurisht që kënaqësinë për këtë fitore nuk kishte se përse ta fshihte trajneri i klubit katalonjas, Eernesto Valverde, që vetëkuptohet, në radhë të parë lavdëroi Lionel Mesin që shënoi
Vetëm 19 vjeç, por Zhoao Feliks shënon emrin në histori
Benfika e Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës mundi 4-2 Eintrahtin e Frankfurtit dhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i ri portugez, Zhoao Feliks 19-vjeçar, që shënoi tre gola në këtë ndeshje, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri në historinë e Ligës së Evropës që shënon tregolsh
Është vetëm 14 vjeç “gjeni-goli” Mukoko, por ka kontratë 10 milionshe!
A e keni dëgjuar ndonjëherë emrin e futbollistit të ri, Jusuf Mukoko? Me siguri që jo, sepse ai është vetëm 14 vjeç. Ai është me origjinë nga Kameruni, ka shtetësinë gjermane dhe luan me një nga ekipet e moshave të Borusias së Dortmundit, por ai… ka një kontratë rekord që kushton 10 milionë euro! Që
Junajtid “lodhet” me para me Sançezin, dashurohet me Sançon
Aleksis Sançez është ndoshta i vetmi futbollist i Mançester Junajtidit që nuk e ka përmirësuar formën e tij, qëkur në krye të “djajve të kuq” ka ardhur trajneri i ri, Ole Gunar Solskjer. Futbollisti kilian, në fakt, ka probleme edhe me dëmtimet, por, duke qenë se ai fiton 550 000 sterlina në javë, klubi dhe
Arsenali 5 milionë sterlina për një brazilian të kategorisë së katërt!
Media braziliane shkruan se Arsenali ka arritur një marrëveshjeve verbale me agjentin e futbollistit 17-vjeçar brazilian, Gabriel Martineli, që luan me klubin Ituano që konkurron në kategorinë e katërt të Brazilit. Në fakt, Martineli ka frekuentuar shkollën e futbollit të Korintiasit, ndërkohë që ka katër vite që luan me Ituanon, me të cilin në 31
Barcelona s’ndalet, mjaft serioze në “gjuetinë” e Matijs De Ligtit
Lajmet më të fundit, megithëse jozyrtare, bëjnë të ditur se Barcelona gradualisht po e fiton “luftën” me Juventusin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri të talentuar të Ajaksit, Matijs de Ligt, duke dërguar në Amsterdam një ofertë prej 60 milionë eurosh, pa llogaritur bonuset dhe pagesat suplementare. Gazeta “Sport” shkruan se Barcelona tanimë
Dortmundi s’ka të ndalur me talentet, merr një nga Boka
Leonardo Balerdi është emri më i fundit që i shtohet Borusias. Vetëm 19 vjeç, ai përbën një tjetër etapë në planin e trajnerit Lysien Favre, për të krijuar një ekip për shumë vite. Balerdi i kushtoi Dortmundit 15.5 milionë euro, një shifër jo e vogël, por gjithsesi jo e jashtëzakonshme, dhe që do të duket