“Hajdutëri” e Dortmundit, merr edhe talentin e dytë nga Barça

Ia doli përsëri “nën hundën” e Bajernit. Borusia e Dortmundit mund të humbasë titullin në fushë ndaj gjigandit bavarez, por kur vjen puna për të “nuhatur” dhe “rrëmbyer” talente, ajo është kampione e vërtetë e Gjermanisë dhe ndoshta e Europës. Pas 18-vjeçarit Sergio Gomez, klubi gjerman mori edhe një tjetër talent të akademisë së Barcelonës, Matu Morein. Është e sigurt se mbrojtësi 19-vjeçar do të luajë në “Signal Iduna Park” sezonin e ardhshëm, për të mbështetur veteranin polak, 33-vjeçarin Lukash Pishçek.

Bajerni po ashtu kishte interes për adoleshentin, veçse Dortmundi shfrytëzoi përvojën dhe traditën e saj. Morei fitoi Championsin për të rinjtë me Barcelonën dhe luajti për Spanjën U18, por prej shumë muajsh ka qenë i dëmtuar, që nga prilli 2018. Shpejt do të jetë gati, por tashmë për të luajtur për Borusian në Bundesligë.

Sfidanti.al