“Fëmijë mrekulli” tjetër i Ajaksit: 17 vjeç,  32 gola në 35 ndeshje!

Ajaksi me performancat e tij gjatë këtij sezoni e entuziazmoi të gjithë botën futbollistike. Ky klub holandez fitoi titullin kampion të Holandës, mbasi kishte fituar edhe Kupën e këtij vendi, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve kaloi mbi “trupat” e Realit të Madridit dhe Juventusit në fazat nokaut të kësaj Lige, duke arritur deri në gjysmëfinale të saj, ku u eliminua nga Totenhemi me një gol të sekondave të fundit.

Frenki De Jong. Matijs De Liht dhe Doni Van Beek e etuziazmuan opinionin publik sportiv, ndërkohë që i pari do të luajë sezonin e ardhshëm me Barcelonën dhe për të dytin po zhvillohen bisedime, ndërsa për të tretin po “kacafyten” disa klube të mëdhenj.

Të tre futbollistët e lartpërmendur janë “produkte” të shkollës së famshme të Ajaksit të Amsterdamit që duket e pashtershme, pasi ajo gjithnjë nxjerr talente të reja.

Brajan Brobi është “perla” e re e kësaj shkolle. Ai është vetëm 17 vjeç dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar 32 gola në 35 ndeshje, duke luajtur me ekipin e kësaj moshe të Ajaksit. Ky tinejxher ka lindur në Amsterdam më 2002 dhe luan me përfaqësuesen holandeze të të rinjve deri 17 vjeç, me të cilën ai fitoi medaljen e argjendtë në kampionatin e fundit evropian të ekipeve të kësaj moshe dhe nuk ka asnjë dyshim se së shpejti ne do ta shohim atë, duke luajtur me ekipin e parë të Ajaksit.

Sfidanti.al