Herën që shkoi i habiti të gjithë duke njoftuar me anë të një filmimi vendimin që të mos shkonte tek Barcelona, por të qendronte tek Atletiko. Ka kaluar një vit, dhe Antuan Grizmani lajmëroi po me një video (pa habitur kënd) se do të largohej nga Atletiko, për të shkuar tek Barcelona.
Katalanasit kërkonin një golshënues të rëndësishëm për të zëvendësuar në një të ardhme të afërt, Luis Suarezin, ndërsa francezi kërkonte një ekip me të cilin të fitonte titullin në Spanjë dhe, pse jo, Championsin. Klubit në “Kamp Nou” do t’i kushtojë 120 milionë euro kartoni i kampionit të botës, plus pastaj rrogat dhe shpërblimet, por dështimi i fundit në Ligën e Kampionëve e detyroi të mos mendohej dy herë.
Francezi 28-vjeçar shënoi 133 gola dhe shërbeu 50 asiste në 256 ndeshje për Atletikon, ndërsa fitoi Superkupën e Spanjës, Ligën e Europës dhe Superkupën e Europës. Ai bisedoi me trajnerin Huan Pablo Simeone i cili e nxiti që të merrte një vendim të shpejtë, në të mirë të vetvetes dhe të klubit. Problemi I vetëm për Grizmanin quhet Luis Suarez, pasi uruguajani nuk ka ndërmend ta dorëzojë lehtë vendin në skuadër.