Valverden e përkund fati: Mos duhet të kërkoj falje se kam Mesin në ekip?

Barcelona e eliminoi pa asnjë problem Mançester Junajtidin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke e mundur atë në “Kamp Nou” me rezultatin e thellë 3-0. Sigurisht që kënaqësinë për këtë fitore nuk kishte se përse ta fshihte trajneri i klubit katalonjas, Eernesto Valverde, që vetëkuptohet, në radhë të parë lavdëroi Lionel Mesin që shënoi dy gola.
“Ne jemi shumë të entuziazmuar, ne zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, kishim besim të vetja dhe sigurisht që kemi shpresë se do të arrijmë deri në finale. Ne duhet të japim maksimumin, sepse e dimë se mjafton vetëm ‘pesë minuta të këqia’ që të mbesësh pa trofe”, tha trajneri i Barcelonës, duke theksuar më tej:
“Mesi? Ne vetëm se mund të jemi fatlumë se kemi një futbollist të tillë në radhët tona. Dhe, të them të drejtën, unë nuk kam se përse të kërkoj falje se ai luan me neve dhe jo me ndonjë ekip tjetër…”.
Sfidanti.al