Është vetëm 14 vjeç “gjeni-goli” Mukoko, por ka kontratë 10 milionshe!

A e keni dëgjuar ndonjëherë emrin e futbollistit të ri, Jusuf Mukoko? Me siguri që jo, sepse ai është vetëm 14 vjeç. Ai është me origjinë nga Kameruni, ka shtetësinë gjermane dhe luan me një nga ekipet e moshave të Borusias së Dortmundit, por ai… ka një kontratë rekord që kushton 10 milionë euro!
Që në futboll qarkullojnë para të mëdha, këtë e tregoi edhe kontrata e re sponsorizuese që Mukoko arriti me kompaninë e njohur amerikane prodhuese të pajisjeve sportive “Nike”.
Tani çështje është, nëse kjo kontratë do të shërbejë si një motivim suplementar apo do ta prishë këtë futbollist të talentuar, sepse ka “një milion raste”, kur paratë ndikojnë për keq te zhvillimi i futbollistëve të rinj.
Sidoqoftë, Jusufi i ri është një futbollist i ri i supertalentuar që me ekipin e të rinjve deri në moshën 17 vjeç të Borusias së Dortmundit ka shënuar 76 gola në 49 ndeshje!
Sfidanti.al