Arsenali 5 milionë sterlina për një brazilian të kategorisë së katërt!

Media braziliane shkruan se Arsenali ka arritur një marrëveshjeve verbale me agjentin e futbollistit 17-vjeçar brazilian, Gabriel Martineli, që luan me klubin Ituano që konkurron në kategorinë e katërt të Brazilit. Në fakt, Martineli ka frekuentuar shkollën e futbollit të Korintiasit, ndërkohë që ka katër vite që luan me Ituanon, me të cilin në 31 ndeshje ka shënuar dhjetë gola.
Sipas medias së mësipërme, për këtë futbollist të ri të talenuar janë interesuar rreth 25 ekipe nga Evropa dhe Brazili, midis tyre edhe Barcelona, por, sidoqoftë, ishte Arsenali i Londrës klubi që arriti të sigurojë firmën e Martinelit
Në fakt, sezonin e kaluar, Martineli shkoi që të provohej te Mançester Junajtidi, por nuk e bindi dot atë që ta përfshinte në radhët e veta. Por, tani agjenti i futbollistit të ri, Markos Kaseb, thotë se progresi i Martinelit në raport me sezonin e kaluar është shumë i madh dhe i shpejtë.
Sfidanti.al