De Lihti flirton me Juventusin: Më pëlqen shumë Kielini!

Ylli i vogël, por në ngjitje i Ajaksit të Amsterdamit. Matijs de Liht, është i rrethuar nga shumë spekulime se në cilin klub të madh evropian ai do të luajë sezonin e ardhshën. Në fakt, për shërbimet e tij po interesohet shumë klube dhe De Lihti, ç’është e vërteta, po “noton me kënaqësi” midis këtyre spekulimeve që atij ia përkdhelin sedrën.
De Lihti konsiderohet se një nga qëndërmbrojtësit më të mirë në botë dhe ai thotë se idhull ka stoperin e Juventusit Xhorxho Kielinin.
“Ndoshta, unë mund të shkoj te Juventusi, megjithëse ka edhe ekipe të tjerë që interesohen për mua. Do ta shoh më vonë këtë punë, kurse tani unë jam përqëndruar totalisht tek Ajaksi, kurse me gjërat e tjera merret agjenti im”, vuri në dukje De Lihti, duke shtuar më poshtë:
“Sidoqoftë, unë e admiroj Kielinin, sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave. I shkëlqyer është edhe Bonuçi. Ata të dy janë shembuj për futbollistët e rinj si unë”.
Sfidanti.a