Jurgen Klop: Nëse ia dalim, ky do të jetë titulli i vullnetit!

Nuk është rastësi kur shënon 7 gola në minutat shtesë në një kampionat të vetëm. Për një skuadër që pretendon titullin, kjo do të thotë dëshirë e jashtëzakonshme për të fituar, përkundër momenteve më të vështira. Jurgen Klop u shpreh shumë krenar për Liverpulin e tij pas suksesit 2-1 ndaj Totenhemit, arritur me një autogol në sekondat “e vdekjes”.

“Nëntë muaj më parë nisëm këtë mision dhe donim të arrinim maksimumin në të dyja garat, – tha ai, – e bëmë sipas mënyrës sonë, dhe djemtë janë përmirësuar ndjeshëm. Sikur na vinte turp për atë që ndodhi sezonin e kaluar, pasi ne duhej të fitonim shumë më tepër ndeshje sesa bëmë. Deri tani, gjithçka po shkon mirë, dhe nëse do të jemi në vend të fundit deri në mbyllje të kampionatit, atëherë ky do të quhej titulli i vullnetit”.

Sfidanti.al