Benfika e Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës mundi 4-2 Eintrahtin e Frankfurtit dhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i ri portugez, Zhoao Feliks 19-vjeçar, që shënoi tre gola në këtë ndeshje, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri në historinë e Ligës së Evropës që shënon tregolsh në një ndeshje.
Zhoao Feliks, në fakt, po zhvillon një sezon fantastik: në 20 ndeshje të kampionatit portugez me Benfikën ai ka shënuar 10 gola, ndërsa ka shënuar edhe pesë gola të tjerë në konkurrimet e tjerë. Për këtë futbollist të ri të talentuar kanë shprehur interesim Reali i Madridit dhe Mançester Junajtidi.