U shënuan në dy stadiume të ndryshëm, në dy orare të ndryshëm, por me qëllim të njëjtë. Edin Xheko më parë, dhe Frenk Kesi më pas, realizuan gola me vlerë Championsi në Serinë A, ndonëse në fund të sezonit vetëm njëri nga lojtarët do të gëzohet. Sulmuesi boshnjak shënoi për Romën në portën e Udinezes, ndërsa afrikani u tregua vendimtar për Milanin kundër Lacios.
Në një farë mënyre, që të dy golat ishin kundër Lacios, pasi Milani dhe Roma u shkëputën edhe tri pikë të tjera nga skuadra bardhekaltër. Milani ka 55 pikë në 32 ndeshje, dhe Roma 54 në po kaq, ndaj 49 pikëve që i mbetën lacialëve (në 31 takime). Gjithsesi, konkurrimi për Championsin do të vazhdojë dhe në luftë janë edhe Atalanta me Torinon. Pra, gjithsej, 5 skuadra për vendin e katërt, pozicioni i fundit që të kualifikon për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al