Ka marrë një pyetje dyfishe trajneri Gega i Partizanit, e cila mund te merret ndryshe , saqë do te ishte tejet e bukur për të qënë e vërtetë. E kanë pyetur trajnerin e “demave”, Skender Gega :
A jeni i kënaqur me Dukën dhe a është në maskimumin e tij? Pyetja është bërë për futbollistin e Partizanit, por fantazia ndizet më shumë kur shpreson se fjala është për Dukën ne fron, atë që bën lojën e madhe dhe jo për Dukën që bën lojën e vogël. Pergjigja e trajnerit ka qënë si një gol : “ Nuk besoj se është në maksimumin e tij, megjithatë po e bën mirë pjesën e tij…”
Sigurisht, të gjithë e dimë, ose e kemi kuptuar se, presidenti Duka edhe pse është futur në formacionin e UEFA-s, në lojën që bëhet brenda vendit..nuk po jep më të mirën, mundte thuash më të..keqen. Edhe pse Partizani ka bërë pakt me “djallin” këtë sezon, të gjithë e kuptojnë se është lumturi me kusht . Pas gjithë këtyre viteve me stil imponues, , ku kursi i besimit shkon poshtë , në vend të ngiitej lart, ekipet kanë ulur kokën dhe presin radhën për të “blerë” trofe. Ja dhe një shembull i fresket që Partizani nuk e thotë dot nga sikleti dhe frika bashkë: ekipi doli si fantazëm nga gara në Kupë, se nuk lejohet nga zotat të ishte fitues në dy fronte! Duka i vogël , ai që luan në fushë dhe jo ai trazon letrat në zyrë, do donte ta fitonte Kupën, por Duka i madh, ai që nuk është mësuar me lojë natyrale.. ka një zakon të vetin , sipas të cilit fituesit e Kupës janë në kokën e tij më parë se filmi të shfaqet në “kinematë” e Superligës…
Sfidanti.al