Dihej që më parë se Lionel Mesi ishte (dhe mbetet) futbollisti më i paguar në botë, dhe se Nejmar e Kristiano Ronaldo luftonin për t’iu afruar. Gjithsesi, diferenca që jep revista franceze “L’Ekip” është e frikshme dhe të bën të mendosh se ylli i Barcelonës ka një pagesë më të madhe sesa ajo që mendohej.
